A me kujton
[Teksti i "A me kujton"]
[Verse 1]
Koha iku, na harroi
Mbeti veç kujtimi letër
Si ngahera, të kërkoj
Me kitarë bohem i vjetër
Para shkollës, si dikur
Unë të pres e ti nuk vije
Dhe pyes vetën, si i marrë
Ndonjëherë në mend do t´bije
[Chorus]
Ku më mbete bjondina ime?
Që më ngjall prapë këto kujtime
Ndonjëherë të lutem a më kujton
Ty të kisha yll rinie
Një dhuratë prej përendie
Dashuri e vjetër të kërkoj
Ku më mbete bjondina ime?
Që më ngjall prapë këto kujtime
Ndonjëherë të lutem a më kujton
Ty të kisha yll rinie
Një dhuratë prej përendie
Dashuri e vjetër të kërkoj
[Verse 2]
Gjumë nuk kam, bie shi
Në fotografi ti vetëm mbete
Jeta t'mori, larg të coi
Nuk e di se ku më trete
Jam i vetëm, si atëherë
Fati mua nuk më priu
Lumturinë që, ne e kishim
Fatkeqësia e përbiu
[Chorus]
Ku më mbete bjondina ime?
Që më ngjall prapë këto kujtime
Ndonjëherë të lutem a më kujton
Ty të kisha yll rinie
Një dhuratë prej përendie
Dashuri e vjetër të kërkoj
Ku më mbete bjondina ime?
Që më ngjall prapë këto kujtime
Ndonjëherë të lutem a më kujton
Ty të kisha yll rinie
Një dhuratë prej përendie
Dashuri e vjetër të kërkoj
Ku më mbete bjondina ime?
Që më ngjall prapë këto kujtime
Ndonjëherë të lutem a më kujton
Ty të kisha yll rinie
Një dhuratë prej përendie
Dashuri e vjetër të kërkoj